Britania e Madhe akuzon Kinën për virusin korona

30 mars 2020 | 11:08

Britania e Madhe ka bërë një akuzë të rëndë ndaj Kinës, të cilën nuk e fajëson për krijimin e virusit, por për mungesën e testimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri anglez Michael Gove sot ka deklaruar se fajtore për përgjigjen e ngadaltë të Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe mungesën e testimit masiv është Kina.

Deklarata e Michael Gove: “Pavarësisht se rastet e para në Kinë janë kapur para Krishtlindjes, Kina nuk ka qenë e qartë me vendet e tjera për shkallën, natyrën dhe infektivitetin e COVID 19. Duke bërë që shtetet të mos reagojnë në kohë ndaj këtij virusi të rrezikshëm”.

Kjo nuk është hera e parë që Kina po akuzohet për fshehje të informacionit pasi, sipas studiuesve, nëse shteti kinez do të kishte media të lira, COVID 19 nuk do të ishte sot një pandemi, duke marrë mijëra jetë në të gjithë botën.

Ditën e djeshme qeveria britanike arriti të kryejë 10 000 teste në ditë nga 25 000 të premtuara nga kryeministri Boris Johnson.

Rikujtojmë se Britania e Bashkuar është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi, ku deri tani janë shënuar 1 019 të vdekur. Një ndër të prekurit është edhe kryeministri Boris Johnson, i cili gjendet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po drejton qeverinë nga karantina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, deklaroi…