Britania e Madhe i përgjigjet Putinit që tha se e nis luftën nëse do Europa
Britania e Madhe i përgjigjet Putinit që tha se e nis luftën nëse do Europa
Vladimir Putin tha të martën se nëse Europa “dëshiron të shkojë në luftë dhe e nis një të tillë, ne jemi gati që tani”.
Downing Street tani i ka hedhur poshtë komentet e Putinit si “një tjetër mashtrim i Kremlinit nga një president që nuk është serioz për paqen”, raporton BBC.
I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar është gati për luftë, zëdhënësi i Kryeministrit Keir Starmer tha se “investimi ynë në mbrojtje është i qartë për të gjithë” dhe se “forcat tona të armatosura janë gjithmonë të gatshme të mbrojnë këtë vend”.
Zyrtari gjithashtu theksoi se vendet europiane qëndrojnë “të bashkuara në mbështetje të Ukrainës” dhe se NATO është “gati t’u përgjigjet çdo kërcënimi me unitet dhe forcë”.
Sipas Fjalorit të Oksfordit, “claptrap” është një hile (mashtrim) teatrore që synon të marrë duartrokitje nga spektatorët në një shfaqje.



