Britania, Franca dhe Gjermania, bisedime bërthamore me Iranin nesër në Gjenevë

19 qershor 2025 | 08:18

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, do të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh bërthamore me Iranin, së bashku me homologët e tij nga Gjermania dhe Franca, shkruan Gazeta Sinjali.

Takimi do të mbahet nesër në Gjenevë, në përpjekje për të frenuar tensionet në rritje në Lindjen e Mesme dhe për të garantuar që programi bërthamor iranian të mos kalojë në fazën e ndërtimit të armëve.

Sipas burimeve diplomatike, ministrat evropianë do të takohen fillimisht me diplomaten më të lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, përpara se të zhvillojnë një takim të përbashkët me ministrin e jashtëm iranian.

Një burim gjerman ka konfirmuar se këto bisedime po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë dhënë mbështetje përpjekjeve diplomatike evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të komunës duhet të ketë qenë për…