Brodeci, kujtesë që s’shuhet kurrë!

07 nëntor 2025 | 18:49

Në Brodec u shkrua me gjak një nga faqet më të lavdishme të historisë sonë moderne.

Aty ku ranë Fidan Fejzullahu, Imer Gavazi, Ramadan Shiti, Ferat Shahini, Fisnik Ahmeti, Visar Sinani – u ngrit flamuri i qëndresës dhe i besës shqiptare.

Ata nuk luftuan për famë, as për pasuri, por për një fjalë të shenjtë: Liri. Ata e deshën këtë tokë më shumë se jetën e tyre.

Por historia ka dy ngjyra: të kuqen e gjakut për ata që dhanë gjithçka për atdheun — dhe të zezën e turpit për ata që e shitën.

Tradhtarët, ata që edhe sot i shërbejnë padrejtësisë e interesit të huaj, le ta dinë:

emrat e tyre do të shënohen në histori me ngjyrë të zezë, sepse kush e shet atdheun, s’ka vend në kujtesën e kombit.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve të Brodecit!

🇦🇱 Brodeci jeton, sepse kujtesa e tij është frymë për çdo brez që beson në liri dhe dinjitet kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku nga tubimi…