Bruto Produktin Vendor shënoi rritje reale për 4.4 %

28 dhjetor 2017 | 15:56

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten raportin “Bruto Produktin Vendor (BPV)”, për tremujorin e tretë (TM3) 2017, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.

Sipas ASK-së, BPV në TM3 të vitit 2017 shënon rritje reale për 4.4% në krahasim me TM3 të vitit 2016. “Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: Furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave (28.89%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (25.6%); ndërtimtaria (9.6%); transporti dhe magazinimi (7.48%); industria nxjerrëse (6.3%); tregtia me shumicë dhe pakicë (4.76%); hotelet dhe restorantet (4.05%); bujqësia, gjuetia dhe pylltaria (3.34%); industria përpunuese (2.16%); dhe afarizmi me pasuri të patundshme (2.01%)”. thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, rënie reale kishte në të dhënat e administrimit publik (1.68%). “BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (29.39%); formimin e bruto kapitalit (8.83%); dhe në importin e mallrave dhe shërbimeve (6.72%). Ndërsa, rënie reale kishte te shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese në shërbim të ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (7.65%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (1.35%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, është thënë në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e vendimit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të…