BSFA uron rektorin e ri në UGjFA, Prof. Ass. Dr. Artan Nimanin!

13 korrik 2019 | 18:40

Zgjedhjen e rektorit të ri Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, organizata studentore “Bashkimi Studentor Fehmi Agani”, e pranon si të drejt demokratike dhe falenderon Këshillin Drejtues të Universitetit për mbarvajtjen e rregullt të procesit.

Si organizatë në bashkëudhëheqje të Parlamentit dhe Senatit, organe vendimarrëse për Universitetin dhe studentët, jemi të gjithë njëzëri për t’i dalë në përkrahje rektorit të ri, për arsye të shumta që na qojnë në rrugët drejt avancimit dhe krijimit të një fryme më bashkëpunuese.

Me marrjen e detyrës së rektorit të ri, në tetor, ne do të kërkojmë takim për t’i uruar detyrën dhe për adresimin e kërkesave, që lidhen në përmirësimin dhe respektimin e rolit të studentëve karshi Universitetit.

I parezervë është vullneti dhe energjia jonë për të bashkëpunuar me rektorin Nimani.

Urime, triumfofshim bashkë për udhëheqje të dinjitetshme!

“Bashkimi Studentor Fehmi Agani”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akil Gjakova kualifikohet në finale dhe siguron medaljen në Grand…