
Bufon: Italia mund të jetë protagoniste në ‘Euro 2024’
“Euro 2024” është gati për të startuar. Italia edhe këtë evropian mbetet sërish një prej kandidatëve për të shkuar deri në fund, pavarësisht se këtë herë lista e futbollistëve të thirrur nga Spaletti, nuk “tremb”.
Ndërkohë interesimit të gazetarëve për objektivat e “Azzurrëve” këtë evropian, i është përgjigjur edhe legjenda e portës Gigi Buffon.
“Mbërrijmë në këtë evropian në gjendje të mirë, pas një pune të bërë gjatë kësaj jave në aspektin fizik. Do të shkojmë në ‘Euro 2024’ me besimin e plotë se mund të jemi protagonistë. Kemi ambicien për të shkuar deri në fund të kompeticionit”, ka thënë Buffon, i cili me pas foli edhe për Napolin e Antonio Contes: “Nëse Napoli nuk do të bëjë mirë sezonin e ardhshëm, do të përfundojë minimalisht në vend të dytë”.