Buja: Resinoci dhe Mirena, zemra e fitores!

22 gusht 2025 | 23:49

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, ka zhvilluar takime me banorë në Resinoc dhe Mirenë.

Buja tha se Resinoci dhe Mirena janë zemra e fitores.

Tutje Buja potencoi se ka një entuziazëm të pashoq, mobilizim të jashtëzakonshëm si dhe besim të plotë në fitoren e PDK-së.

“Në Resinoc dhe Mirenë, qytetarët na dhanë mesazhin e qartë: ndryshimi është i pashmangshëm dhe ne u zotuam se investimet do të rriten si kurrë më parë! Krah meje ishin ekipi fitues: Arditi dhe Bajrami në Resinoc, si dhe Ganimetja dhe Albulena në Mirenë. Bashkë dëshmuam fuqinë e pathyeshme të PDK-së” shkruan Buja.

Postimi i plotë:

Resinoci dhe Mirena: zemra e fitores!

Entuziazëm i pashoq, mobilizim i jashtëzakonshëm, si dhe besim i plotë në fitoren e PDK-së!

Në Resinoc dhe Mirenë, qytetarët na dhanë mesazhin e qartë: ndryshimi është i pashmangshëm dhe ne u zotuam se investimet do të rriten si kurrë më parë!

Krah meje ishin ekipi fitues: Arditi dhe Bajrami në Resinoc, si dhe Ganimetja dhe Albulena në Mirenë. Bashkë dëshmuam fuqinë e pathyeshme të PDK-së.

Fitorja është e jona!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Nju…