
Buja takohet me qytetarët nga Dobraja: Fitorja është e jona!
Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar fshatin Dobrajë, ku bashkë me kandidatin për Kuvend Komunal, Agon Berishën, ka takuar qytetarët dhe ka diskutuar për sfidat lokale.
Buja tha se bashkëbisedimi me banorët dhe mbështetja e fuqishme që morën nga Dobraja janë dëshmi se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe i motivojnë edhe më shumë për fitoren në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma nga Dobraja!
Së bashku me Agonin, kandidatin tonë për Kuvend Komunal, kafen e mbrëmjes e ndamë me qytetarët e Dobrajes. Diskutuam hapur për sfidat me të cilat përballet sot ky fshat dhe paraqitëm ofertën tonë politike për zgjidhjen e tyre.
Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morëm nga Dobraja na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë për ndryshim!
Fitorja është e jona!