Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

24 tetor 2025 | 14:01

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LV-ja, Shpejtim Bulliqi, në një intervistë për rtv21 ka bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje maksimale që deri të dielën të sigurohen votat e nevojshme për formimin e Qeverisë Kurti 3.

Por, Bulliqi ka thënë se nuk e kanë optimizmin e plotë për një gjë të tillë për shkak, siç thotë, nuk i kanë numrat e nevojshëm dhe se i duhet ndihma e partive të tjera shqiptare.

Kryetari Bulliqi preferon koalicion LV-LDK.

“Ne jemi duke punuar në këtë drejtim për formimin e Qeverisë së re, por ne nuk mund të themi me optimizëm të plotë se diçka e tillë do të ndodh. Ka përpjekje maksimale për me zgjidhë këtë problem, por tash ju e dini se ne nuk i kemi numrat e mjaftueshëm, dhe sigurisht se na nevojitët ndihma e subjekteve të tjera politike. Për të qenë një Qeveri stabile dhe për të tejkaluar edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit do të ishte shumë e lëverdisshme të kemi një Qeveri e cila do të ishte e përbërë nga LV-ja dhe LDK-ja, por tash kjo nuk varët prej neve si subjekt politik, mbetet për tu parë se cilat kanë me qenë veprimet e mëtejshme në këtë proces”, tha Bulliqi për rtv21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka…