Bunjaku shpallet MVP në fitoren e Bashkimit ndaj Trepçës

19 maj 2025 | 11:06

Basketbollisti Valon Bunjaku është shpallur lojtari më i mirë  i ndeshjes së pestë finale mes Bashkimit dhe Trepçës, ku skuadra prizrenase arriti një fitore të rëndësishme me rezultat 85–77.

Me këtë triumf, Bashkimi e ka shtyrë serinë finale të paktën edhe për një përballje tjetër.

Bunjaku pati një paraqitje fenomenale dhe luajti rol vendimtar në fitoren e skuadrës së tij. Ai u vlerësua me çmimin MVP nga Federata e Basketbollit të Kosovës, bazuar edhe në votat e tifozëve. Djaloshi nga Prizreni qëndroi në parket për 31 minuta e gjysmë, duke regjistruar 15 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Ai nuk humbi asnjë top gjatë ndeshjes, realizoi një bllokadë, vodhi një top dhe kundërshtarët shkaktuan ndaj tij plot 6 gabime personale – një tregues i ndikimit të tij në lojë. E për në fund, Bunjaku kishte indeksn 22, më të lartin në skuadër.

Ndeshja e gjashtë e finales zhvillohet të enjten, në orën 19:00. Nëse Trepça fiton, atëherë shpallet kampione e Superligës së Kosovës, ndërsa nëse Bashkimi arrin ta barazojë serinë në 3–3, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave, “Pastrimi” kanë filluar një…