
Burbuqe Istogu-Hoxha nr.23 për ‘Drenasin Kampion’, premton fuqizim të gruas në vendimmarrje
Burbuqe Istogu-Hoxha është kandidate për asamblenë komunale në listën “Ramiz Lladrovci për Drenasin Kampion” me numër 23.
Ajo ka thënë se sot, më shumë se kurrë beson se zëri i gruas ka fuqinë të ndryshojë shoqërinë tonë për të mirë.
Në një takim të mbajtur me një grup grash në Drenas, Istogu-Hoxha, ka thënë se do të angazhohet që gratë të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje, më shumë mbështetje për punësim, dhe më shumë mundësi për zhvillim e përfaqësim.
“Gruaja për gruan – Zëri ynë, forca jonë! Të dashura gra, nëna, motra dhe vajza të Drenasit. Sot, më shumë se kurrë, besoj se zëri i gruas ka fuqinë të ndryshojë shoqërinë tonë për të mirë. Ne jemi forca e familjes, e punës, e sakrificës dhe e dashurisë për vendin tonë. Prandaj, unë si grua dhe kandidate për Asamble, ndihem krenare që jam pjesë e këtij rrugëtimi – për të ngritur zërin e çdo gruaje, për ta bërë atë të dëgjohet dhe të vlerësohet. Do të angazhohem që gratë të kenë më shumë hapësirë në vendimmarrje, më shumë mbështetje për punësim, dhe më shumë mundësi për zhvillim e përfaqësim. Le të jemi bashkë në këtë rrugë – sepse kur gruaja mbështet gruan, fiton e gjithë shoqëria”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Facebook”.