Burgjet më interesante të botës

03 janar 2018 | 13:43

Burgjet janë vendet që askush nuk do t’i preferonte për t’i vizituar, por njerëzve vazhdimisht u ngjallet kureshtja dhe intrigohen prej tyre.

Ndoshta kjo vjen si rezultat i shumë filmave me temë arratisjen nga burgu. Këto janë disa prej burgjeve më interesante në botë.

1. Burgu më i vlefshëm në botë

Burgu shtetëror “San quentin”, Kaliforni
Kapaciteti: 3317 persona
Toka në të cilin është ndërtuar burgu 154-vjeçar në burgun shtetëror “San Quentin” vlen nga 80 deri në 100 milionë dollarë, duke e bërë burgun më të çmuar në botë. Zë një hapësirë prej 275 akrash pranë oqeanit dhe disa thonë se është toka më e çmuar në vend.

2. Burgu më i vogël në botë

Burgu “Sark”, Sark, Guernsey
Kapaciteti: 2 persona
Burgu “Sark” ndodhet në ishullin Sark në Quernsey. Ai është ndërtuar në vitin 1856 dhe konsiderohet si më i vogli në botë. Mund të strehojë dy të burgosur dhe ata qëndrojnë për shumë pak kohë. Nëse dënohen përsëri atëherë transferohen në një burg më të madh.

3. Burgu më i sigurt në botë

Adx Supermax, Florence, Kolorado
Kapaciteti: 55 persona
Ky është mbreti i gjithë burgjeve, por mbreti më i keq. Për të thënë të vërtetën duket cilësuar si më i ashpri. Burgjet “Supermax” janë më të sigurtët në botë. “Alkatrazi i sigurisë së lartë” është hapur në vitin 1994 dhe është shtëpia e kriminelëve më të rrezikshëm në vend.

4. Burgu më i çuditshëm në botë

San Pedro, Bolivi
Kapaciteti: 800 persona
Të dënuarin në “San Pedro” në Bolivi duhet të paguajnë qiranë për një qeli dhe të gjithë bëjnë një punë brenda burgut. Një numër i madh fëmijësh dhe bashkëshortësh qëndrojnë me të dënuarit brenda tij dhe turistëve u lejohet të hyjnë brenda tij për turizëm. Turistët madje mund të qëndrojnë gjatë natës në qeli në këmbim të qerasë.

5. Burgu më i këndshëm në botë

Leoben Justice Centre, Steiermark, Austri
Kapaciteti: 205 persona
Ky është vërtet një burg. Është krijuar nga arkitekti Hohensinn. Është paksa i çuditshëm pasi askush nuk e beson se një arkitekt do të shpenzonte kohë dhe mundim për çdo detaj të një burgu ku strehohen kriminelë. Është i ndërtuar nga xhami dhe brenda është i pajisur me mobilie luksoze.

6. Burgu më i famshëm në botë

Alcatraz, Gjiri i San Franciskos, Kaliforni
Kapaciteti: 336 persona
Pjesa më e madhe e njerëzve do të donin të zgjidhnin Alkatrazin nëse një ditë do të burgoseshin. Ishulli ka shërbyer si burg për 29 vite. Ishte një burg “i pashmangshëm” dhe shumë prej të burgosurve uji që i rrethonte i thërriste të arratiseshin. Shumë u përpoqën, por askush s’ia doli.

7. Burgu më i tejmbushur në botë

Burgu “Kresty”, St. Petersburg, Rusi
Kapaciteti zyrtar: 3 mijë persona
Popullimi i momentit: Të paktën 10 mijë persona
Burgjet e Rusisë kanë një reputacion për burgjet më të tejmbushura në botë, veçanërisht burgu “Kresty” në St. Petersburg. Edhe pse kapaciteti zyrtar është deri në 3 mijë të burgosur, në këtë burg thuhet se strehohen të paktën 10 mijë kriminelë. Një i burgosur duhet të ketë të paktën 4 metra katror hapësirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” zgjodhi 11 futbollistët më…