Burim Hasani sërish në garë për Asamblenë Komunale në Podujevë, ky është mesazhi i tij

14 gusht 2025 | 10:38

Burim Hasani, aktualisht asamblist i AAK-së, ka konfirmuar rikandidimin e tij për Asamblenë Komunale në Podujevë, duke shprehur vendosmërinë për të vazhduar angazhimin në shërbim të qytetarëve të kësaj komune.

“Gjatë këtyre katër viteve, pata nderin dhe përgjegjësinë të jem pjesë e bashkëqeverisjes lokale, një mandat të suksesshëm me punë dhe projekte të cilat i kan munguar qytetarëve të Llapit. do hap është bërë me qëllimin e vetëm:
t’i shërbejmë me dinjitet qytetarëve të Llapit”, ka shkruar në “Facebook” Hasani.

Ai në listën e AAK-së për Podujevën mban numrin 2.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Podujevës,

Me përulësi dhe mirënjohje, po e përmbyllim bashkë këtë mandat në Asamblenë e Kuvendit Komunal në Podujevë.

Gjatë këtyre katër viteve, pata nderin dhe përgjegjësinë të jem pjesë e bashkëqeverisjes lokale, një mandat të suksesshëm me punë dhe projekte të cilat i kan munguar qytetarëve të Llapit.

çdo hap është bërë me qëllimin e vetëm:
t’i shërbejmë me dinjitet qytetarëve të Llapit.

Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe kritikat që na ndihmuan të përmirësohemi.
Unë mbetem i përkushtuar për të kontribuar për qytetarët e Komunës së Podujevës!

Do të vazhdojmë dhe do të jem Kandidat nga radhët e AAK-së edhe për një mandat në Asamblen Komunale të Podujevës.

Së bashku për Projekte, punë dhe zhvillim të qytetit të Podujevës.

Me respekt e mirënjohje,
Burim Hasani Nr 2✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare e PDK-së në Pejë, Arta Vokshi -…