Burim Ramadani i kthehet garës politike, kandidon për deputet
03 dhjetor 2025
| 21:12
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar kandidatët e saj nga komuna e Suharekës për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke rikthyer në garë emra të njohur të skenës politike .
Në mesin e kandidatëve është edhe Burim Ramadani, i cili i është rikthyer garës për deputet. Pjesë e listës është edhe ish-deputetja Albana Bytyçi, e cila synon rikthimin në Kuvend .
Ndërkohë, AAK ka nominuar edhe doktor Refki Bytyçin kandidat për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen me 28 dhjetor.



