Burri i Albulena Haxhiut me “zanatin” e Sveçlës, fotografon prokurorët në QKN në Mitrovicë

11 nëntor 2025 | 00:28

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi ndodhet në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë ku është ndërprerë procesi i numërimit të votave për kryetari të komunës nga raundi i balotazhit.

Ai duket se e ka marrë mësimin nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për fotografimin e personave që kryejnë punën e tyre.

Derisa kryeprokurori i Themelores së Mitrovicës, bashkë me prokurorin dhe zyrtarë të tjerë po vëzhgojnë anëtarët e KQZ-së tek kryejnë verifikimin e fletëvotimeve, Alban Krasniqi i fotografon ata.

Ndërkohë që nga Lëvizja Vetëvendosje veçse kanë nisur sulmet ndaj kryeprokurorit Njazi Rexha.

“Në QNR ka shkuar kryeprokurori Njazi Rexha, burri i Nafije Rexhës, kandidates për asamble të PDK-së. A e dini pse bëjnë filma sot? Sepse bandat kriminale serbo-shqiptare nuk arritën ta mposhtin Albin Kurtin në Mitrovicë. As me para as me makinacione. Pushka top ju bëft se Mitrovica ju njeh mire”, shkruan Egzon Azemi.

Përpos kësaj, Paparaci mëson se Alban Krasniqi po bën thirrje të rinis procesi i numërimit, duke thënë që është vetëm gabim teknik, arsyetim ky i dhënë edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia Speciale ka ndërhyrë në Qendrën Komunale të Numërimit të…