Burri në Deçan e bën gruan për spital, arrestohet dhe më pas lirohet
05 janar 2026
| 11:04
Një grua në Deçan është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gruaja ka pranuar tretman mjekësor.
Sipas policisë, burri është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në raportin e policisë.



