Burri në Prizren sulmon gruan, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë
14 dhjetor 2025
| 09:00
Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17 fishekë.
“SULM /POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS- Rr. Adem Jashari, Prizren / 13.12.2025 – 12:55. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që ai ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij f/k. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se posedon armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e tij dhe i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe 17 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”



