
Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit
23 qershor 2025
| 11:04
Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane.
Investitorët janë tani në pritje të reagimit të Teheranit.
Në tregtimin e hershëm, bursa e Parisit humbi 0,64%, ajo e Frankfurtit 0,55%, ajo e Londrës 0,27% dhe e Milanos 0,98%.