C-ja E FAMSHME E MARRËVESHJES SË KUMANOVËS

10 qershor 2025 | 10:54


Ismet Sylejmani

Informacionet dhe e vërteta e madhe historike, flasin se Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit të SHBA-ve z. Strobe Talbott, ka qenë njëri ndër këmbëngulesit kryesor, që asgjë e aparatit pushtues represiv, dhunues e gjenocidal serb, të mos mbetet në teritorin e Kosovës!

c) “…nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës,
civilë të armatosur,
paramilitarë,
forcat ajrore,
garda kombëtare,
policia kufitare,
rezervistët,
policia ushtarake,
shërbimet informative,
MUP-i,
policia lokale,
speciale,
antirebeliste,
antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar nga KFOR-i…”!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është përmbyllja e ëndrrës shekullore të qindra dhe mijëra gjeneratave atdhetare dhe patriotike të popullit shqiptar!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është realizimi në tërësi i platformave politiko-patriotike të të gjitha organizatave, lëvizjeve dhe partive politike në Kosovë e jashte sajë!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është homazh me nderim e qetësi oqeanike, sepse aty nderimi për të gjithë Dëshmorët, Heronjtë, Martirët, Invalidët e luftës së armatosur e çlirimtare të UÇK-së, ish – të burgosurit politik, veprimtar e aktivistë të panumërt kombëtar, u bë realitet faktik!

Faleminderit i dashur dhe shumë i nderuar Zëvendës Skretar Amerikan i Shtetit z. Strobe Talbott!

Populli shqiptar i Kosovës, duhet mirënjohës përgjithmonë mikut të tij të madh, Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve, për rrolin dhe qendrimin e pathyeshëm historik, përballë negociatorëve serb, në arritjen përfundimtare e finale të Marrveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës!

Nga zemra e madhe e popullit shqiptar, buron pashterrshëm, e do te burojë në shekuj falenderimi për Ty e për Ameriken Tënde, për Amerikën e madhe dhe legjendare, që na e bëtë të mundur, që gjithëçka pushtuese serbe që ishte në Kosovë, të largohej njëherë e përgjithmonë nga Kosova, për të mos u kthyer kurrë më!

Prishtinë, 10 Qershor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…