Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde

16 prill 2025 | 12:22

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se ligji e ndalon që një person të jetë njëkohësisht në Qeveri dhe në Kuvend.

“Me ‘mandat të kryer’ apo ‘në detyrë’ – prapë është Qeveri. Një ministër nuk pushon së qeni ministër vetëm pse shkon për të dhënë betimin në Kuvend. Nëse je ende në qeveri – në çfarëdo kapaciteti je pjesë e pushtetit ekzekutiv. Të jesh ‘në detyrë’ nuk do të thotë që je ‘ish-(krye)ministër’. Do të thotë që nuk ke më mandat të plotë, por ke ende pushtet. E pikërisht për këtë arsye, ligji ndalon që të jesh njëkohësisht edhe në Qeveri, edhe në Kuvend”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Cakolli ka vlerësuar se nuk mundet një person t’i shërbejë dy pushteteve në të njëjtën kohë.

“Sepse nuk mund t’i shërbesh dy pushteteve në të njëjtën kohë. Jo për arsye estetike, por për rend demokratik”, ka shkruar Cakolli.

Më tutje, ai i është përgjigjur pyetjes se nëse të gjithë anëtarët e qeverisë japin dorëheqje, kush e udhëheq shtetin. Sipas tij, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm, e mban sistemi.

Cakolli ka thënë se kur dorëhiqesh nga ekzekutivi atëherë s’ka vend për të qëndruar në objekt e as të nxirren udhëzime administrative apo për të votuar borde.

Postimi i plotë:

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i rrallë dhe prekës vjen nga Gjermania: sipas…