Cakolli për seancën stome: Dështoi sepse s’ndryshoi qasja, propozimi i kandidatëve që s’i kanë votat është vazhdim i bllokadës

20 gusht 2025 | 13:59

Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar lidhur me seancën e sotme të konstituimit të Kuvendit, duke thënë se ajo dështoi sepse nuk dyshoi qasja edhe pse ndryshuan emrat. Ai ka vlerësuar edhe se, propozimi i kandidatëve që nuk i kanë votat, është vazhdim i bllokadës.

Cakolli ka thënë edhe se është e paqartë se pse, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ka mbyllur seancën, edhe pse ky i fundit ka bërë mirë që ka konsumuar më shumë kandidatura.

Ai po ashtu ka shtruar pyetjen se pse s’u provua edhe me tri apo katër kandidatura pasi që u provua me dy.

“Sot për herë të parë u provuan dy kandidatura për Kryetar të Kuvendit brenda një seance – një situatë e re pas aktgjykimit të Kushtetueses. Por edhe kjo përpjekje dështoi, sepse emrat ndryshuan, por jo qasja. Në mungesë të vullnetit politik për një marrëveshje të bazuar në kompromis, propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk i kanë votat, është thjesht vazhdim i bllokadës. E pakuptimtë mbetet edhe mënyra se si u menaxhua seanca nga kryesuesi i seancës. Ndonëse Avni Dehari bëri mirë që konsumoi më shumë kandidatura, është e paqartë pse e mbylli seancën pas dy përpjekjeve – pa ndonjë bazë që e kufizon numrin e votimeve. Nëse u provua me dy, pse jo tri, katër apo aq sa duhet deri në një zgjidhje? Sepse, në mungesë të ndonjë rregulli kufizues, ajo që duhet të vihet në shprehje është përgjegjësia politike për të gjetur një kandidaturë të suksesshme. Por, edhe sot, kjo përgjegjësi mungoi”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasir Asani i është bashkuar skuadrës së Esteghlalit, ka njoftuar…