Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Driton Dalipi, vëllai i Luan Dalipit, këshilltarit të Albin Kurtit, aplikoi për licensë për furnizim me energji elektrike në vend.
Në një shkrim në Facebook, Cakolli ka thënë se VV kaloi nga “familjarët janë për dasma” te “familjarët le të provojnë fatin”.
Ai tutje ka shtuar se energjia “po ndriçon” për pushtetarët, dndërsa për qytetarëet po mbetet vetëm drita e telefonit për të parë skandal pas skandali.
“Prej “familjarët janë për dasma”, tek “familjarët i kanë plotësuar kriteret”, e deri te “familjarët le të provojnë fatin”… çfarë kapërcimi orwellian! Vetëm se situata e fundit nuk ka të bëjë me fat. Sepse fati i familjarëve – i shkruar nga pushteti – dihet tashmë: një rrugë e shkurtër drejt miliona eurove, me lidhjet e duhura. E derisa energjia (ky sektor i ëndërrave) po ndriçon për pushtetarët, sidomos për ata brenda rrethit të ngushtë, neve qytetarëve na mbetet vetëm drita e telefonit për të parë skandal pas skandali, e shtrenjtim pas shtrenjtimi” – ka shkruar Cakolli.