
Cancelo prapë flet për situatën te City: Kurrë nuk kam gënjyer
25 mars 2024
| 12:13
Futbollisti i Manchester Cityt që është i huazuar te Barcelona, Joao Cancelo, ka mohuar raportimet se ishte grindur me Pep Guardiolën pasi ky i fundit nuk e kishte aktivizuar për tre ndeshje me radhë.
“Kurrë nuk jam ndier që jam më i mirë se ndonjë bashkëlojtar tjetër, por ky është mendimi i menaxherit”.
“Njerëzit e kujtojnë këtë sepse Guardiola ka më shumë fuqi se unë kur thotë diçka… Preferoj ta di që po e them të vërtetën. Kurrë nuk kam gënjyer”, ka thënë Cancelo për mediumin “A Bola”.