
“Çartet” Kimi, roja ia shkeli fustanin (video)
Kim Kardashian ka habitur me veprimin e saj në “Met Gala” ku teksa ishte duke ecur për eventin e madh një rojë sigurie ia shkel fustanin.
Kim u filmua duke e qortuar rojën e sigurisë, ndërsa ajo dhe vajza e saj 11-vjeçare North West po largoheshin nga hoteli luksoz “Ritz-Carlton” në New York.
Një video virale u bë shpejt virale në Tik-Tok, në të cilën Kim shfaqet para një turme fansash dhe fotografësh dhe një rojë sigurie shkel aksidentalisht mbi bishtin e gjatë të fustanit të saj.
Kjo e bëri të ndalet për pak kohë, pastaj të kthehet për t’u përballur me burrin. Edhe pse fytyra e saj ishte pjesërisht e mbuluar nga një kapelë lëkure, ishte e qartë se po e shikonte ashpër.
“A mund të shikosh se ku po ecën?”, thuhet se ia tha ajo, sipas një lexuesi buzësh për “Mirror”-in.
Pak çaste më vonë, ylli i reality show-t hipi në një automjet që e çoi në Muzeun Metropolitan të Artit.