Cech pensionohet në fund të sezonit

15 janar 13:48

Portieri i Arsenalit, Petr Cech ka njoftuar se ky është sezoni i tij i fundit si futbollist profesionist.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka dhënë lajmin që pak a shumë pritej në fund të këtij sezoni. 36-vjeçari këtë sezon është në stol, pasi Bernd Leno i ka zënë vendin e titullarit.

“Ky është sezoni im i 20-të si një lojtar profesionist dhe kanë qenë 20 vite nga kontrata ime e parë si i tillë. Kështu që do të doja të lajmëroja tërheqjen time nga futbolli në fund të këtij sezoni. Kam luajtur për 15 vite në Premier Ligë dhe kam fituar çdo trofe të mundshëm. Ndihem sikur kam arritur gjithçka që kisha objektiv. Do vijoj të punoj fort te Arsenal, për të fituar edhe një trofe tjetër këtë sezon, më pas do shoh se çfarë do më rezervojë jeta jashtë fushe”, ka thënë Cech.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Gjermanisë është rritur 1.5 për qind vitin e…