
Çeku: E pranojmë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese
Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë çfarëdo vendimi të Kushtetueses.
Ai para medieve, ka thënë se janë në pritje të përgjigjes nga Kushtetuesja, ku javë më parë partitë opozitare kanë dërguar ankesë.
“Janë bërë 18 përpjekje për ta themeluar komisionin për votim të fshehtë, të cilin po e refuzon opozita. Kemi kryer obligimet tona për emrin e kandidates dhe kemi ofruar zgjidhje të tjera, mirëpo refuzimi i opozitës për ta votuar këtë komision është shkelje e Kushtetutës”.
“Opozita duke mos e votuar këtë komision, po e shkel kushtetutën por pastaj po e pamundëson zgjidhjen e daljes nga kjo krizë. E kemi një rast në Kushtetuese të cilën e kanë dërguar partitë e opozitës, po presim mendimin e Kushtetueses. Do ta respektojmë çfarëdo vendimi”, ka thënë Çeku.