Çeku voton: Qyshdo që të jetë rezultati, uroj që gjithçka e mirë t’i presë qytetarët
Ka votuar kandidati i Vetëvendosjes për Komunën e Prishtinës, Hajrulla Çeku i cili ka bërë thirrje që të ushtrohet e drejta e votës, e ku ka uruar për një qeverise të mirë në katër vitet e ardhshme, pavarësisht rezultatit, raporton Ekonomia Online.
“Pas një procesi të gjatë, sot po e përmbyllim dhe këtë cikël të zgjedhjeve lokale me votë që është detyrim, që është angazhim i yni për ta ushtuar të drejtën tonë mbi qytetin. Uroj që deri në fund të ditës të shkojë gjithçka në rregull, të jetë një ditë e mbarë për demokracinë, për vendin tonë për kryeqytetin tonë. Uroj që nga nesër tutje të jenë katër vitet të mbara e të mira për gjithë qytetarët. Ftojë të gjithë sa ma masovisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre për votë, për demokraci dhe qeverise të mirë”, tha Çeku.
Më tej ai tha se “Qyshdo që të jetë rezultati uroj që gjithçka e mirë t’i pres qytetarët e Prishtinës në mandatin e ardhshëm të qeverisjes”.



