Celina: Shpresoj të ftohem në tetor nga Kosova

12 shtator 2025 | 11:10

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bersant Celina, ka folur për platformën suedeze “FotbollDirekt”, ku ka komentuar situatën e tij te “Dardanët”, mungesën e ftesës nga trajneri Franco Foda, si dhe fitoren historike të Kosovës ndaj Suedisë.

Celina, i cili aktualisht aktivizohet në elitën suedeze, u shpreh se nuk ka qenë pjesë e listës së fundit të Kosovës, por shpreson që rikthimi të ndodhë shumë shpejt, në muajin tetor. “Nuk isha i ftuar te Kosova së fundmi. Shpresoj të ftohem në tetor”, ka thënë Celina. Ai nuk fshehu emocionet për triumfin e Kosovës ndaj Suedisë, një fitore që ka ngjallur entuziazëm dhe shpresë te tifozët dardanë. “Jam shumë i gëzuar për fitoren e Kosovës ndaj Suedisë”, ka theksuar mesfushori. Megjithatë, Celina mbetet realist sa i përket rrugës së gjatë dhe të vështirë drejt Botërorit. Sipas tij, çdo gjë është e mundur në futboll, sidomos pas një fitoreje të madhe si ajo ndaj skandinavëve. “Kualifikimi në Botëror nuk është i lehtë, por kurrë nuk i dihet. Do të jetë ndeshje e vështirë ajo kthyese në Suedi, por nëse mund të fitosh një herë ndaj Suedisë, pse të mos fitosh edhe në ndeshjen e dytë”, ka deklaruar Celina.

Kosova aktualisht po mban gjallë ëndrrën e saj për një pjesëmarrje historike në Kampionatin Botëror, ndërsa rikthimi i lojtarëve me përvojë si Celina pritet të jetë një plus i madh për skuadrën në ndeshjet vendimtare që e presin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri Andre Onana është larguar nga Manchester United për t’u…