Çerdhet në Drenas nuk do të hapen

31 maj 2020 | 23:33

Qeveria në detyrë ka njoftuar të dielën se çerdhet do të rihapen nga data 1 qershor, por me rregulla strikte.

Komuna e Drenasit ka njoftuar prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër.

“Kjo për arsye se komuna në komunikimin zyrtar ende nuk ka pranuar asnjë vendim lidhur me rihapjen e çerdheve publike dhe atyre private. Komuna është në pritje të një vendimi ose qartësimi nga Ministria e Arsimit se si do të funksionojnë çerdhet dhe deri në marrjen zyrtare të një vendimi, çerdhet nuk do të hapen në Drenas”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Drenasit.

“Në konferencë të Qeverisë në detyrë janë përmendur rregullat strikte për rihapjen e çerdheve, por ende ka nevojë për t’u qartësuar kjo gjendje se si do të hapen ato. Të nderuar qytetarë/prindër, çerdhet do të rihapen këto ditë, por presim nga niveli qendror për më shumë detaje lidhur më përgatitjet. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, theksohet në njoftimin e kësaj komune.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatiti: Elmedina Ismajli Budapesti konsiderohet si një nga kryeqytetet më…