
Cesare Edwards i Pejës shpallet “MVP”
Amerikani i Pejës, Cesare Edwards e ka fituar epitetin e basketbollistit më të mirë të xhiros së parë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar të hënën se Edwards është zgjedhur “MVP i Javës” pas paraqitjes së mirë dhe indeksit më të lartë.
Edwards udhëhoqi Pejën drejt fitores në Mitrovicë ndaj Pejës me shifrat 86:80, duke e mbyllur ndeshjen me 20 pikë, 11 kërcime dhe 1 asistim.
Krahas çmimit “MVP i Javës”, Edwards ka zënë vend është në pesëshen e parë, të cilën e përbëjnë edhe katër basketbollistë tjerë të huaj, por të skuadrave tjera të Superligës.
Në pesëshe janë përfshirë edhe Tj Brickerstaff i Bashkimit, Ja’Cori Payne i Trepçës, Philhert Weeks i Rahovecit dhe Lamb Autrey i Sigal Prishtinës.
Brickerstaff realizoi 24 pikë, 6 kërcime e 3 asistime në fitoren e Bashkimit 106:69 ndaj Vëllaznimit, Payne pati 20 pikë, 3 kërcime e 2 asistime në humbjen e Trepçës nga Peja, Weeks realizoi 23 pikë e 7 kërcime në triumfin e Rahovecit ndaj Borës kurse Autrey ndihmoi Prishtinën ta mposht Golden Eagle Yllin, duke kontribuar me 15 pikë, 6 kërcime e 8 asistime.