Çfarë i ka ndodhur? Belen Rodriguez shqetëson fansat, shfaqet në gjendje të keqe

27 nëntor 2025 | 13:50

Modelja e famshme, Belen Rodriguez, ka marrë vëmendje të madhe teksa ishte e ftuar në eventin e organizuar nga “Vanity Fair Stories”.

Shkak janë bërë disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, të cilat e tregojnë showgirl-in të dobët dhe dukshëm e lodhur.

Ajo ishte e ftuar t’i përgjigjej pyetjeve të moderatorit lidhur me deklaratat e saj të fundit te “Belve” rreth marrëdhënies me ish-bashkëshortin e sajj, Stefano De Martino dhe ish-partnerët e tjerë.

Por nuk ishin përgjigjet e Belen që tërhoqën vëmendjen, por ishte pamja e saj në skenë.

Në videot në fjalë, përdoruesit vënë re një moment të shkurtër ku ajo duket sikur humbet ekuilibrin ndërsa është ulur, gjë që ka bërë dikë në sallë të thërrasë “kujdes”.

Shumë përdorues e kanë interpretuar sjelljen e saj si një shenjë të mundshme shqetësimi apo gjendjeje të keqe dhe janë pyetur se çfarë mund t’i ketë ndodhur:

“Çfarë po i ndodh?”, “Dikush ta ndihmojë”- shkruanin njerëzit në komente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar sot ushtarët e…