Çfarë ndodh po qe se në Ukrainë fiton Rusia?

02 mars 2022 | 08:27

Kontrolli i Kremlinit në Ukrainë do të transformonte Europën.

Kur Rusia ju bashkua luftës civile në Siri, në verën e vitit 2015, kjo shokoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët e tyre. Nga zhgënjimi, atëherë Presidenti Barack Obama pretendoi se Siria do të shndërrohet në një “kënetë” për Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Siria do të bëhet Vietnami i Rusisë apo Afganistani i Putinit, një gabim i rëndë që përfundimisht do të kthehet kundër interesave të Rusisë.

Siria nuk përfundoi në një moçal për Putinin. Rusia e ndryshoi kursin e luftës, shpëtoi presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad nga disfata, mandej shndërroi forcën ushtarake në levë diplomatike. Kostot dhe viktimat ishin të qëndrueshme. Tani Rusia nuk mund të injorohet në Siri. Nuk ka pasur zgjedhje diplomatike. Në vend të kësaj, Moska ka një ndikim të madh në rajon, nga Izraeli në Libi, ka një partner besnik si Asad e që hynë në projeksionin e fuqisë së Rusisë. Në Siri, ajo çfarë administrata Obama dështoi ta parashikonte ishte mundësia që intervenimi i Rusisë do të kishte sukses, shkruan Foreign Policy, transmeton GazetaExpress.

Në dimrin surreal 2021-22, Shtetet e Bashkuara dhe Europa përsëri po përballën me një ndërhyrje të madhe të ushtrisë ruse, këtë herë në vetë Europën. Përsëri, shumë analistë po paralajmërojnë pasoja të tmerrshme për agresorin. Më 11 shkurt, Ministri Britanik i Shtetit për Europë, James Cleverly parashikoi se një luftë e gjerë në Ukrainë “do të ishte një moçal” për Rusinë. Në një analizë racionale të kostove dhe përfitimit, mendohej që çmimi i një lufte të gjerë në Ukrainë do të ishte me pasoja të mëdha për Kremlinin dhe natyrisht do të sjellë gjakderdhje të madhe e viktima. Shtetet e Bashkuara presin që të humbin jetën më shumë se 50 000 civilë. Bashkë me zvogëlimin e mbështetjes së Putinit tek elita ruse, e cila pa dyshim që po i vuan tensionet me Europën, një luftë mund ta rrezikojë ekonominë e Rusisë dhe ta egërsojë popullin. Në të njëjtën kohë, kjo do të sjellë trupat ushtarake të NATO-së edhe më afër kufijve të Rusisë, duke e lënë Rusinë që të luftojë me ushtrinë ukrainase gjatë viteve në vazhdim. Sipas këtij këndvështrimi, Rusia do të bllokohet në katastrofën e saj.

Pavarësisht kësaj analize të kostos dhe përfitimit të Putinit ajo që favorizon në këtë rast është përmbysja e status ko-së në Europë. Lidershipi rus është duke marrë përsipër më shumë rreziqe, nga grindjet e përditshme politike, Putini është në një mision historik për ta forcuar ndikimin e Ruisë në Ukrainë (ashtu si bëri kohëve të fundit në Bjellorusi dhe Kazakistan).  Në syrin e Moskës, një fitore në Ukrainë është e arritshme. Natyrisht, Rusia mund ta zgjasë krizën aktuale pa pushtuar apo pa gjetur një mënyrë këndshme për ta shkëputur atë. Por, nëse llogaritja e Kremlinit është e drejtë, siç ishte në Siri, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të përgatiten për një eventualitet tjetër përveç moçalit. Çka nëse Rusia fiton në Ukrainë?

Nëse Rusia fiton kontrollin në Ukrainë apo arrin që ta destabilizojë atë në një shkallë të madhe, një epokë e re do të fillojë për Shtetet e Bashkuara dhe Europën. Liderët amerikanë dhe europianë do të përballën me një sfidë të dyfishtë të rimendimit të sigurisë europiane, duke mos u tërhequr në një luftë të madhe me Rusinë. Të gjitha palët duhet ta marrin në konsideratë potencialin e një lufte direkt me armë nukleare me Rusinë. Këto dy përgjegjësi – mbrojtja me forcë e paqes në Europë dhe shmangia e konfliktit të armatosur me Rusinë – nuk janë domosdoshmërisht të krahasueshme. Shtetet e bashkuara dhe aleatët e tyre duket se janë thellësisht të papërgatitur për të krijuara një rënd të ri sigurie për Europën si rezultat i veprimeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Ka disa mënyra fitoreje

Për Rusinë, fitorja në Ukrainë mund të marrë forma të ndryshme. Si në Siri, fitorja nuk do të këtë rezultat të qëndrueshëm. Mund të përfshijë instalimin e një qeverie të dëgjueshme në Kiev apo ndarjen e vendit. Përndryshe, disfata e ushtrisë ukrainase dhe negocimi i dorëzimit të Ukrainës mund të shndërrojë Ukrainë në një shtet të dështuar. Rusia mund të përdorë sulme kibernetike shkatërruese dhe media dezinformuese, të mbështetura me kërcenim force, për ta ndarë vendin dhe të imponojë ndryshime regjimi. Me cilëndo nga këto rezultate, Ukraina do të jetë e shkëputur nga Perëndimi.

Nëse Rusia arrin qëllimet e saj politike në Ukrainë, Europa nuk do të jetë ajo çfarë ka qenë para luftës. Jo vetëm që primati i SHBA në Europë do të jetë i vogël: por edhe mendimi se Bashkimi Europian apo NATO do ta mbrojë kontinentin do të konsiderohet një artefakt i kohës së humbur. Në vend të kësaj, siguria në Europë do të reduktohet në mbrojtjen e anëtarëve kryesor të saj në BE dhe NATO. Të gjithë të tjerë jashtë tyre do të jenë të vetmuar, me përjashtim të Finlandës dhe Suedisë. Kjo nuk do të thotë se do të merret një vendim domosdoshmërisht që t’i jepet fund politikave të zgjerimit dhe asocimit; por do të jetë një politikë de fakto. Në një rrethim të perceptuar nga Rusia, BE dhe NATO nuk do të kenë më kapacitetin për të bërë politika ambicioze jashtë kufijve të tyre, transmeton GazetaExpress.

SHBA dhe Europa do të shndërroheshin në një gjendje lufte të përhershme ekonomike me Rusinë. Perëndimi do të kërkojë të zbatojë sanksione gjithëpërfshirëse, të cilat Rusia ka të ngjarë t’i kundërshtojë me masa kibernetike dhe shantazhe energjetike, marrë parasysh asimetrinë ekonomike. Kina më shumë gjasë do të qëndrojë në anën e Rusisë në këtë çështje. Ndërkohë, politika e brendshme e vendeve europiane do t’i ngjajë një loje të madhe të shekullit 20, në të cilën Rusia do të studionte Europën dhe çdo thyerje në NATO dhe marrëdhëniet e shteteve transatlantike. Përmes metodave të drejta dhe të ndyra, Rusia do të shfrytëzojë çdo mundësi që i vjen për të ndikuar në opinionin publik dhe në zgjedhjet në vendet europiane. Rusia do të kishte një prani arkaike – herë reale, ndonjëherë të imagjinuar – në çdo rast të paqëndrueshmërisë politike në Europë.

Analogjitë me Luftën e Ftohtë nuk na ndihmojnë me një Ukrainë të rusizuar. Kufijtë e Luftës së Ftohtë në Europë kishin pikat e nxehta të tyre, por ai u stabilizua me një marrëveshje reciproke që rezultoi me Aktin Final të Helsinkut më 1975. Në të kundërtën, sundimi rus mbi Ukrainë do të hap një zonë të gjerë destabilizimi dhe pasigurie nga Estonia në Poloni deri të Rumania në Turqi. Për aq kohë sa zgjat prania e Risisë në Ukrainë do të perceptohet nga fqinjët e Ukrainës si provokative dhe e papranueshme, për disa, si një kërcënim i sigurisë së tyre. Mes dinamikës së ndryshimit, rendi në Europë do të konceptohet ndryshe në terma ushtarakë – gjë që, duke qenë që Rusia është një fuqi e fortë ushtarake më shumë se ekonomike, do të jetë në interesin e Kremlinit – duke dëmtuar një institucion jo ushtarak, i  tillë si Bashkimi Europian.

Rusia ka ushtrinë më të madhe konvencionale në Europë, të cilët është më shumë se e gatshme ta përdorë. Politika e mbrojtjes së BE – për dallim nga NATO – është larg nga të qenit në gjendje që të ofrojë siguri për anëtarët e saj. Kështu, siguria ushtarake, sidomos për anëtarët e bllokut lindor të BE-së, është çelësi. Kundërpërgjigja me sanksione ndaj një Rusie revanshiste dhe me fjalime retorike për rregulla – që bazohen në të drejtën ndërkombëtare – nuk do të jenë të mjaftueshme për këtë shtet.

Rreziku në Europën Lindore

Në rast të një fitoreje ruse në Ukrainë, pozita e Gjermanisë në Europë do të jetë tepër i rëndë. Gjermania është një fuqi ushtarake margjinale që bazohet në identitetin e vet pas luftës duke e refuzuar luftën. Unaza e miqve të saj, sidomos në lindje me Poloninë dhe me shtetet baltike, rrezikon të destabilizohet nga Rusia. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të marrin role udhëheqëse në çështjet europiane për shkak të ushtrive të tyre relativisht të forta dhe traditës së gjatë të intervenimeve ushtarake të tyre. Faktori kyç në Europë, megjithatë, do të mbeten SHBA. NATO do të varët nga mbështetja e SHBA-ve, mbështetje sidomos për vendet e Europës Lindore, kombe që do të jenë në vijën e frontit tashmë shumë të madhe, të zgjeruar por të pasigurt nga kontakti me Rusinë, ku këtu përfshihet edhe Bjellorusia dhe pjesët e kontrolluara të Ukrainës nga Rusia.

Vendet anëtarë të Lindjes, përfshirë këtu edhe Estonin, Letoninë, Poloninë dhe Rumaninë, më shumë gjasë do të kenë një numër të madh të trupave ushtarake të NATO-së të stacionuar në vendin e tyre. Një kërkesë nga Finlanda dhe Suedia që të kenë qasje në nenin 5 dhe t’i bashkohen NATO-së do të jetë e pamundshme që të refuzohet. Në Ukrainë, vendet e BE-së dhe NATO-së kurrë nuk do të njohin një regjim që mbështetet nga Moska. Por, ata do të përballën me një sfidë të njëjtë siç ata bëjnë me Bjellorusinë; të zbatojnë sanksione pa ndëshkuar popullatën dhe duke mbështetur ata pa pasur nevojë që të jenë me ta. Disa anëtarë të NATO-së do ta forcojnë kryengritjen ukrainase, së cilës Rusia do t’i përgjigjet duke kërcënuar anëtarët e NATO-së.

Në gjendje shumë të vështirë pritet të jetë Ukraina. Refugjatët do të ikin në drejtime të ndryshme, më shumë mundësi do të jenë miliona. Ato pjesë të ushtrisë ukrainase që nuk janë të mposhtura do të vazhdojnë luftën, duke bërë luftë partizane e cila u zbatua në tërë rajonin e Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gjendja e eskalimit të situatës në mes të Rusisë dhe Europës do të jetë e ftohtë, nga perspektiva ushtarake. Por, ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë në aspektin ekonomik. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë më 2014, që lidhën me një diplomaci formale (gjithmonë i referohet procesit të ‘Minsk”, sipas qytetit në të cilin ishin mbajtur negociatat), nuk ishin drakonike. Ato ishin të kthyeshme, e po ashtu të kushtëzuara. Pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë sanksionet kanë qenë në transferet e bankave dhe teknologjike që mund të bëhen të përhershme. Ato vinë si pasojë e diplomacisë së dështuar dhe arrin në “maje të shkallës”, siç e quajnë këtë administrata amerikane. Si kundërpërgjigje, Rusia do të hakmerret, më shumë gjasë në fushën kibernetike si dhe në sektorin e energjisë. Moska do të kufizojë akcesin në mallra të ndryshëm si: titanin, në të cilin Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë. Kjo luftë do të testojë të dyja palët. Rusia do të jetë e pamëshirshme në përpjekje që të tërheq një ose më shumë shtete në Europë duke i larguar ata nga konflikti ekonomik, duke e relaksuar tensionin me këto vende për ta shikuar interesin vetanak, duke minuar kështu konsensusin në BE dhe NATO.

Europa për momentin është e veshur me kostumin e saj të fortë ekonomik. Aseti i Rusisë do të jetë çdo burim vendor që do të bëjë përçarje të brendshme në Europë, apo te partnerët e tyre transatlantik. Rusia, këtu, do të jetë proaktive dhe oportuniste. Nëse një lëvizje pro-ruse apo një kandidatë do të shfaqet, ky kandidatë do të inkurajohet në mënyrë direkte apo indirekte. Nëse gjendet qoftë një pikë ekonomike apo politike që dëmton efikasitetin e politikave të jashtme të SHBA-ve dhe aleatëve të tyre, kjo do të jetë një armë për propagandën ruse dhe për spiunazhin rus.

Shumica e këtyre gjërave po ndodhin. Por, lufta në Ukrainë shpien këto plane përpara. Rusia do të përdorë edhe më shumë burime dhe do të zhvishet në përdorimin e instrumenteve të saj. Flukset masive të refugjatëve që do të arrin në Europë do të përkeqësojnë politikat e pazgjidhura të BE-së dhe do të krijojnë terren pjellor për popullistët. Grali i shenjtë i këtyre betejave informative, politike dhe kibernetike do të jenë zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2024. Zgjedhja e Donald Trumpit apo ndonjë kandidat “trumpist” do të dëmtonte marrëdhëniet transatlantike dhe Europa do të jetë në rrezik të madh, duke e vënë në pikëpyetje edhe pozitën e NATO-së dhe sigurinë e garantuar të Europës.

Kundërshtimet në NATO

Për Shtetet e Bashkuara, një fitore ruse do të kishte efekte të mëdha në strategjinë e saj të madhe në Europë, Azi dhe në Lindjen e Mesme. Së pari, suksesi rus në Ukrainë do të kërkonte nga Washingtoni kthimin e syve të tyre drejt Europës. Nuk duhet të lejohen paqartësi në lidhje me Artikullin 5-të të NATO-së (të atij lloji që ishte përjetuar gjatë Trump. Vetëm një përkushtim i fuqishëm i SHBA për sigurinë e Europës do të pengojë Rusinë për të ndarë shtetet e Bashkimit Europian nga njëri tjetri. Kjo do të jetë e vështirë për të shfaqur prioritetet, sidomos të atyre që konfrontohen me SHBA në një marrëdhënie të keqësuar me Kinën. Por, interesat që do të vihen në lojë janë fundamentale. SHBA kanë aksione të mëdha tregtare në Europë. Bashkimi Europian dhe SHBA janë partnerët më të mëdhenj të njëri-tjetrit, me tregtinë e mallrave dhe shërbimeve që arriti në shifrën 1.1 trilionë dollarë gjatë 2019-ës. Një Europë paqësore, që funksionon mirë, rrit politikat e mira amerikane për ndryshime klimatike, për nismat joqeveritare, përmirëson shëndetin publik global dhe menaxhon si duhet tensionet e tyre me Kinën apo Rusinë. Nëse Europa destabilizohet, atëherë SHBA do të jetë edhe më shumë e vetmuar në botë.

NATO është mjeti logjik në të cilin SHBA-të ofrojnë siguri në Europë dhe e pengojnë Rusinë. Një luftë në Ukrainë do ta ringjallë NATOn, jo si një ndërmarrje për ndërtimin e demokracisë apo si një mjet për ekspedita jashtë zonës së tyre si lufta në Afganistan, por si një aleancë e patejkalueshme mbrojtëse ashtu edhe si ishte projektuar. Por, europianët do të kërkojnë më shumë angazhime ushtarake në Europë nga SHBA, një pushtim i gjerë rus përtej Ukrainës do të shtyjë çdo anëtarë të NATO-së të rrisë shpenzimet për mbrojtje. Për europianët, ky do të ishte thirrja përfundimtare për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse – në tandem me SHBA – në mënyrë që t’i ndihmojë SHBA që të menaxhojë dilemën ruso-kineze.

Për Moskën një konfrontim i përhershëm me Perëndimin, Pekini do t’i shërbejë si një mbështetës ekonomik dhe partner në kundërshtimin e hegjemonisë së SHBA. Në rastin më të keq, për strategjinë e SHBA, Kina mund të trimërohet nga këmbëngulja e Rusisë dhe do të kërcënojë për një luftë me Tajvanin. Por, nuk ka ndonjë garanci që nga eskalimi i situatës në Ukrainë do të këtë një përparim edhe më të madh të marrëdhënieve kino-ruse. Ambicia e Kinës për t’u bërë nyja qendrore e ekonomisë euroaziatike do të dëmtohet nga lufta në Europë, për shkak të pasigurisë brutale që sjell lufta. Acarimi kinez me një Rusi që marshon me ushtri nuk do të mundësojë një afrim mes Washingtonit dhe Pekinit, por mund të sjell bisedime të reja.

Lëvizjet e mëdha ushtarake të Rusisë do të ngritin shumë pyetje dhe do ta tronditin Ankaranë. Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan deri tani e ka shijuar lojën e Luftës së Ftoftë që është luajtur nga Superfuqitë. Por, Turqia ka një marrëdhënie thelbësore me Ukrainën. Si një anëtare e NATO-së, ajo nuk do të përfitojë nga militarizimi i Detit të Zi dhe mediteranit lindor. Veprimet e ruse që mund ta destabilizojnë rajonin mund të bëjnë ta shtyjnë Turqinë që të mos ia kthejë shpinën SHBA-vë, e cila do të  përkeqësojë lidhjet mes Ankarasë dhe Moskës. Kjo do të jetë mirë për NATOnë, do të hapte mundësi të mëdha për një partneritet më të madh SHBA-Turqi në Lindjen e Mesme. Për më shumë, Turqia mund të kthehet në aleatin kryesor, ashtu siç edhe duhet të jetë.

Një pasojë edhe më e hidhur e një lufte me të gjerë se ajo në Ukrainë, është se Rusia dhe SHBA do të shiheshin si armiq të njëri-tjetrit në Europë. Edhe pse ata do të jenë armiq të cilët nuk mund të ushqejnë armiqësi deri në një kufi të caktuar. Sado larg botëkuptimeve të tyre, sado të kundërta ideologjikisht, dy fuqitë më të mëdha nukleare duhet ta mbajnë të kontrolluar zemërimin e tyre. Kjo do të dërgonte në një akt fantastik të ndërlikuar: një gjendje lufte ekonomike dhe gjeopolitike në tërë kontinentin europian, në një gjendje që nuk lejon eskalimin për të shkuar në një luftë të drejtpërdrejt. Në të njëjtën kohë, konfrontimi SHBA-Rusi, në rastin më të keq, mund të shtrohet në luftëra të ashpra në Lindjen e Mesme apo Afrikë nëse SHBA vendosin që ta shtojnë praninë e tyre atje pas tërheqjes katastrofale nga Afganistani.

Ruajtja e komunikimit, sidomos për stabilitetin strategjik dhe sigurinë kibernetike do të jetë kruciale. Është e dukshme që bashkëpunimi SHBA-Rusi për aktivitetet kibernetike të këqija vazhdimisht ka rritur tensionet. Nevoja e mbajtjes në kontroll të rreptë të armëve do të jetë edhe me e madhe pas luftës në Ukrainë dhe regjimit të sanksioneve që do të pasojë pas saj.

Nuk ka fitore të përhershme

Derisa lufta në Ukrainë vazhdon, Perëndimi nuk duhet ta nënvlerësojë Rusinë. Ata nuk duhet të bazohen në narrativa të frymëzuara nga ëndrra. Fitorja e Rusisë në Ukrainë nuk është fanta-shkencë.

Por nëse një gjë të vogël mund të bëjë Perëndimi për të parandaluar pushtimin ushtarak rusë, do të ishte ndikimi i asaj që do të ndodhte më pas. Shpesh, telashet vinë pas fitoreve ushtarake. Rusia mund ta shkatërrojë Ukrainën në fushën e betejës. Mund ta bëjë Ukrainën një shtet të dështuar. Por, mund ta bëjë këtë duke bërë një luftë kriminale dhe duke shkatërruar jetën e një shteti-komb që kurrë nuk e ka pushtuar Rusinë. SHBA dhe Europa, me aleatët e tyre në pjesë të tjera të botës, duhet të nxjerrin përfundime kritike për veprimet ruse. Nëpërmjet aleancave të tyre dhe mbështetjes për popullin e Ukrainës, SHBA dhe Europa mund ta mishërojnë si alternativë luftën kundër agresorit duke rritur moralin e tyre. Përpjekja ruse për të sjellë çrregullim mund të përkthehet në përpjekjet e perëndimit për të vënë edhe më shumë rregull.

Njëjtë sikurse Shtetet e Bashkuara që ruajtën pronat diplomatike të tri shteteve baltike në Washington, pasi që ato ishin aneksuar nga Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi mund të vihet në anën e duhur të këtij konflikti.  Luftërat që fitohen kurrë nuk fitohen gjithmonë.  Shumë shpesh vendet mposhtin vetveten me kohën në fillim dhe pastaj duke fituar në luftërat e gabuara. /GazetaExpress/

Marrë nga: Foreign  Policy

Shkruan: Liana Fix dhe Michael Kimmage.

Përktheu: Ardian Jasiqi @gazetaexpress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdete Gerxhaliu shpall të pavlefshem diplomen e shkollës së mjekësisë…