
Challandes: Superliga Evropiane, garë për të fituar para
20 prill 2021
| 17:25
Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, për mediat zvicerane ka folur për krijimin e Superligës Evropiane.
Ai e kundërshtoi këtë Superligë duke thënë se është një garë për të fituar para.
“Është një garë për të fituar para. Jam shumë i shokuar me dëshirën e klubeve elitare të jenë pro këtij projekti të ri privat”, ka thënë Challandes për “Rfj.ch”. 12 klubet elitare të futbollit evropian nënshkruan të dielën marrëveshjen për krijimin e Superligës Evropiane.