
Chelsea fiton ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Portos
07 prill 2021
| 22:55
Është mbyllur ndeshja në Portugali ndërmjet Chelseat dhe Portos me rezultatin 2:0 në të mirë të ekipit nga Londra.
Me këtë fitore, Chelsea pothuajse është me një këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mason Mount dhe Ben Chilwell realizuan golat për skuadrën londineze. Ndeshja e kthimit, do të zhvillohet pas një javë në “Stamford Bridge” në Londër.