Chelsea ofron 100 milionë euro për Oblakun

15 korrik 2020 | 11:32

Klubi i Chelseat e ka humbur besimin në portierin Kepa Arrizabalaga. Dy sezonet e fundit nuk ishin më të mirat për Kepan, pasi ishin të mbushura me polemika, gafa dhe tashmë drejtuesit po e mendojnë seriozisht largimin e tij.

Objektivi më i ri për portën është gardiani i Atletico Madridit, Jan Oblak. Sipas raportimit të “Mirror”-it, londinezët u kanë propozuar madrilenëve 100 milionë eurove (rekord për një portier), ose shkëmbimin e portierëve plus para.

Slloveni cilësohet portieri më i mirë në botë dhe Atletico nuk dëshiron të heqë dorë nga ai, por problemet financiare të shkaktuara nga pandemia mund të jenë arsyeja e vetme se pse ato mund ta pranojnë ofertën e Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, ka publikuar një ditë më…