Chelsea përfiton 45 milionë funta nga shitja e Brojës dhe Ugochukwut

07 gusht 2025 | 13:08

Chelsea ka siguruar rreth 45 milionë funta nga shitjet e Armando Brojës dhe Lesley Ugochukwu, ndërsa klubi vazhdon të riformësojë skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës, sipas Fabrizio Romanos.

Lesley Ugochukwu është zyrtarisht lojtar i Burnleyt, pasi u transferua për një tarifë të vlerësuar prej 25 milionë funte. Mesfushori francez largohet pas një sezoni me hapësira të kufizuara në “Stamford Bridge”. Ndërkohë, transferimi i Armando Brojës drejt Burnleyt është në fazën përfundimtare, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim për një shumë rreth 20 milionë funteve. Këto dy lëvizje i japin një shtysë financiare Chelseat, që kërkon të operojë brenda kufijve të “fair-play”-it financiar dhe të sigurojë fonde për afrimet e reja.

Asnjëri prej lojtarëve nuk arriti të sigurojë vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, ndaj largimi drejt Burnleyt shihet si një mundësi për t’u rikthyer në nivelin e duhur me minuta të rregullta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është shprehur me bindje se…