Chelsea synon ta ‘blindojë’ Kanten

21 nëntor 2018 | 11:07

Chelsea ka gati kontratën e re për të “blinduar” mesfushorin N’Golo Kante.

Mesfushori shtatshkurtër ka shumë kërkesa në merkato, me Paris Saint Germain që qëndron në radhë të parë për të marrë shërbimet e tij, por Chelsea do t’i ofrojë një kontratë të re disavjeçare Kantes, nga e cila ai do të përfitojë shumën e çmendur të 326 mijë eurove në javë, nga 169 mijë euro që përfiton aktualisht.

Kante është një lojtar i pazëvendësueshëm për skemat e trajnerit Maurizio Sarri dhe kjo është një nga arsyet kryesore që presidenti Roman Abramovich nuk dëshiron kurrësesi të privohet nga shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar mosanëtarësimin e Kosovës…