
Chelseat, gati të blejë kartonin e Felixit
17 shkurt 2023
| 11:45
Presidenti i ri të Chelsea, Todd Boehly është i kënaqur me afrimin e ri të merkatos së janarit, Joao Felix, i cili ka bërë mjaft mirë. Portugezi e ka gjetur menjëherë veten në futbollin e “ishullorëve”, teksa është bërë pjesë e formacionit titullar që në mbërritjen e tij.
Propozimi i bordit të Chelseat mund të jetë një shumë e caktuar parash plus një ose më shumë lojtarë në një marrëveshje të mundshme. Atletico dëshiron të humbasë sa më pak para duke llogaritur këtu dhe 127 milionë eurot e shpenzuara për blerjen e Felixit nga Benfica.
Gjithsesi bisedimet do të kryhen në fundin e sezonit, kur dhe “Blutë” e Londrës do të kenë një bilanc më të mirë nga paraqitjet e futbollistit portugez.