Chiara sërish beqare, i dashuri i rikthehet ish-it

22 maj 2025 | 12:17

Konfiromohet përfundimisht se Chiara Ferragni është sërish beqare. Marrëdhënia e saj me menaxherin e Pirelli-t, Giovanni Tronchetti Provera, ka marrë fund. Ndërkohë që influencerja foli publikisht për marrëdhëniet toksike, në jetën e saj private ndodhi një tjetër ndarje

Revista “Chi” ka publikuar foto të reja ku Provera shfaqet në Portofino, i shoqëruar jo vetëm nga tre fëmijët e tij, por edhe nga ish-bashkëshortja, Nicole Moellhausen, me të cilën duket se ka pasur një ribashkim të papritur, të konfirmuar nga një puthje publike.

Sipas revistës “Chi”, fundjava e kaluar ka qenë vendimtare për përfundimin e historisë me Ferragni-n dhe ndryshimin në jetën private të Giovanni Provera-s.

Kohët e fundit Giovanni dhe ish-bashkëshortja e tij janë parë “rastësisht” në disa vende publike së bashku. Por kulmi arriti në plazhin e Paraggi-t. Giovanni, me fëmijët, u takua sërish me  ish-bashkëshorten, këtë herë për një bisedë serioze, ndoshta një sqarim. Dhe në fund? Ai e shoqëroi në makinë – dhe aty ndodhi puthja që zgjidhi misterin: Giovanni është kthyer pas, drejt dashurisë së tij të vjetër dhe më familjare.

Lidhja mes Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti Provera-s nisi verën e kaluar, në një periudhë ku të dy po kalonin ndarje të vështira. Ferragni sapo ishte ndarë nga Fedez, ndërsa Provera nga bashkëshortja.

Sipas burimeve pranë çiftit, gjërat nuk funksionuan, pjesërisht për shkak të presionit mediatik dhe mungesës së pëlqimit për Chiara-n nga familja e Giovanni-t, që sipas zërave nuk e shihte me sy të mirë këtë lidhje shumë të ekspozuar.

Në mënyrë simbolike, historia u mbyll në vendin ku shumë dashuri italiane lindin apo përfundojnë: në bregdetin e Liguria-s, me një puthje – por këtë herë jo mes Chiara-s dhe të dashurit të saj, por mes një burri dhe nënës së fëmijëve të tij.

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek

Chiara Ferragni zyrtarisht beqare: I dashuri i saj rikthehet tek

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” ka raportuar për krizën politike…