Chiellini: Ndeshja kundër Interit nuk është vendimtare për ‘Scudetto’

14 janar 2021 | 16:57

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se ndeshja e Serisë A kundër Interit këtë fundjavë do të jetë e rëndësishme, por jo vendimtare.

Kapiteni i “Zonjës së Vjetër” luajti 64 minuta të fitores 3-2 kundër Genoas në “Coppa Italia” të mërkurën dhe menjëherë u përqendrua në ndeshjen e madhe kundër “Nerazzurrëve”, duke thënë se nuk do të jetë vendimtare në betejën për “Scudetto”.

“Ka mbetur edhe një raund, kështu që unë do të thosha se është e rëndësishme, por jo vendimtare. Është e qartë që kemi ardhur nga një periudhë pozitive, është e rëndësishme të japim vazhdimësi. Ne duhet të luajmë një tjetër ndeshje të vështirë në Milano, siç kemi bërë tashmë kundër Milanit”, ka thënë fillimisht Chiellini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli e ka transferuar basketbollistin e Përfaqësueses së…