Christopher Hill: Xhavit Haliti ishte personi i parë nga UÇK-ja që e takova në Tiranë

10 nëntor 2025 | 19:44

Christopher Hill, ish i Dërguari i Posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, po dëshmon në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë.

Gjatë dëshmisë së tij, Hill ka deklaruar se, kontakti i tij i parë me UÇK ndodhi në verën e vitit 1998 në Tiranë, Shqipëri.

“Derisa po punoja me stafin tim dhe të tjerë, duhej të gjenim një zyrtar apo grup zyrtarësh të UÇK-së me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Duhet të shtoj se kam punuar për një kohë në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundim se nuk kishte një udhëheqje të tillë. Pra, këtu bëhej fjalë për një grup njerëzish në nivel vendor, që ishte përshkrim shumë më i saktë i asaj me të cilën po merreshim ne”, tha Hill, duke iu referuar UÇK-së.

Ai shtoi se në Tiranë takoi dikë që ia kishin përshkruar si kreun e UÇK-së.
“Unë dhe kolegët e mi erdhëm në përfundim se ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por nuk mund të flasë në emër të UÇK-së. Ne vazhduam punën për të gjetur njerëz që mund të flisnim si përgjegjës për këtë. Shkuam në verë dhe vjeshtë të ’98-ës në Likoc”, tregoi Hill.

Më tej Hill tha se nuk i kujtohej emri i personit të parë nga UÇK-ja me të cilin ishte takuar, por sapo iu përmend emri i Xhavit Halitit pohoi se po./ CNA

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për FrontOnline ka folur pas…