Çifti kosovar ndalohet në Serbi, iu konfiskohet ari – Koci jep detajet

10 gusht 2025 | 22:43

Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kalimit të kufirit me Serbinë.

Ai thotë se “çdo udhëtar që mban me vete më shumë se 10.000 € për person – në para të gatshme ose sende me vlerë – duhet ta deklarojë. Mosdeklarimi sjell konfiskimin e përkohshëm të shumës ose sendeve dhe hapjen e procedurave gjyqësore”, shprehet ai.

Këto informata i ka dhënë pasi “sot, një çift kosovar u ndalua në hyrje të Serbisë dhe u kontrollua detajisht”, thotë Koci.

“Pasi nuk e kanë deklaruar pajën e nuses (stoli ari), e cila kishte vlerë mbi kufirin e lejuar, janë mbajtur dhe ari është konfiskuar deri në vendim të gjykatës”, shprehet Koci.

“Nesër do të paraqitën para gjykatës serbe, e cila e ka kompetencë territoriale kufirin ku janë ndalur”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të…