
“Çifti yt m’ka çu n’burg – Qëtu dyshoj në AKI, që nuk e heton çiftin tand”- Haradinaj i ashpër me Spahiun
09 tetor 2025
| 22:13
Debati mes Nasim Haradinajt dhe Ne hmedin Spahiut ka eskaluar me akuza të rënda.
Derisa fliste Nexhmedin Spahiu, ndërhyri Haradinaj, teksa i thotë se “çifti yt më ka çu në burg”.
Spahiu vazhdon të thotë se ai nuk merret me spiunazh, ndërsa Haradinaj i thotë se ka dyshime për AKI, se pse nuk i hetojnë njerëzit si Nexhmedin Spahiu.
Më poshtë mund ta lexoni një pjesë nga debati i tyre:
Spahiu: A je kon në burg?
Haradinaj: Po, çifti yt më ka çu.
Spahiu: Çifti jem nuk merret me spiunllëqe
Haradinaj: Tash të kallxoj, të bindi ty. Jam kon në burg e çifti yt më ka çu.
Spahiu: S’mundesh me gjet çiftin tem në Kosovë
Haradinaj: I pari dyshim që kam në AKI është pse çifti yt nuk hetohet
Spahiu: I kanë për detyrë me i hetu të gjithë