Cikël poezish për Bekim Fehmiun nga Ismet Rashiti

22 maj 19:12

PA VARR

(Bekim Fehmiut, ditën e vdekjes)
Të martën e qershorit
në ora,katërmbëdhjetë,
një krismë, dy…
tronditën lagjen «Zvezdara»,
të Beogradit.
Mbledhësi i puplave,
dhe Uliksi ynë iku,
me porosinë e madhe:
Nuk dua asnjë varr!
asnjë grusht dhe,
ta hidhni mbi trupin tim.
Nuk dua të marrë
me vete asgjë!
të gjitha i bëra,
për gjakun tim!
Kushdo le t’më kujtoi,
në mendje,
e kushdo,
le t’më urren,
si gjithnjë!
Njerëz, unë,
të gjithëve,
ju kam në zemër,
në rrugëtimin e gjatë,
mbi Lumbardhin tim,
të lashtë!

PAS NËNTË VITESH

Për të gjithë ka,
dekorata, lapidarë,
emra sheshesh,
kinemashë, teatrosh,
Për Odiseun shqiptar,
ende nuk u gjetë,
asnjë shesh,
asnjë teatër,
asnjë kinema,
asnjë emër,
për njeriun,
që na bëri me emër!

KUJTESË

E ndjejë hijen tënde,
të thellë sa deti,
Ecjet, vrapimet,
artistike,
pas puplave.
E ndjejë zërin tënd,
në rrugë, kino,
sheshe e teatro,
dhe tretem
në lotët e dhimbjes.
Sa të kam dashur,
aktori im,
që më bëre krenar,
në ditët më të vështira!

(ISMET RASHITI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e…