Cila është arsyeja e vërtetë e marrëveshjes për hapjen e arkivave

14 shtator 2021 | 18:07

Shkruan: Hisen Berisha

Se argati i dakordimit për hapjen e dosjeve, nuk do të jetë në favor të Kosovës, dëshmon fakti se, qasja në Arkivat shtetërorë të Kosovës është e lejuar sipas PSO të përcaktuara me ligj përkatës, ku rregullohet edhe qasja dhe shfrytëzimi i materialit arkivor në nenin 12 të tij.

LIGJI NR. 04/L-088 PËR ARKIVAT SHTETËRORE

Neni 12

Shfrytëzimi i materialit arkivor

  1. Materiali arkivor mbahet, ruhet dhe shfrytëzohet për nevoja arsimore, shkencore, kulturore, hulumtuese, informative, për punë profesionale dhe nevoja qytetare.
  2. Ky ligj garanton të drejtën e secilit person fizik dhe juridik, pa diskriminim mbi çfarëdo baze, për të

pasur qasje, pas kërkesës në materialin e arkivuar në Agjenci, me përjashtim të kufizimeve të cilat

parashihen me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.

  1. Hulumtimi dhe shfrytëzimi i materialit arkivor bënë pjesë në të drejtat themelore të qytetarit për informim të lirshëm dhe të papenguar dhe si e tillë në parim nuk mund të kufizohet.

Kurse kufizimet, po ashtu janë të përcaktuara me standardet e ligjit, brenda këtij neni, 12.

  1. Shfrytëzimi i materialit arkivor mund të kufizohet në tërësi apo pjesërisht në këto raste:

6.1. Kur ekziston dyshimi se do të rrezikohet mirëqenia e Republikës së Kosovës;

6.2. Kur cenohet siguria kombëtare, mbrojtjes dhe marrëdhënieve ndërkombëtare;

6.3. Kur cenohet jeta private e individit;

6.4. Kur cenohen të drejtat themelore të personave të tretë të garantuara me legjislacionin përkatës për mbrojtjen e të dhënave personale;

6.5. Kur cenohet politika financiare, monetare ose tatimore e shtetit të Republikës së Kosovës;

6.6. Çfarëdo dokumenti në përkujdesje të arkivave të Kosovës që përmban informata ose të dhëna që mund t’i prekin të drejtat dhe liritë fundamentale njerëzore të garantuara me

Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut.

Pra, bazuar në këtë përshkrim ligjor dhe mundësisë për qasje të pa penguar, atëherë shtrohet çështja se, kush është qëllimi i marrëveshjes?

A i shërbeu qeverisë afera hapja e Arkivave shtetërore të Kosovës, alias të Luftës së UÇK- së, për tërheqjen e vëmendjes nga angazhimi primar, eskalimi trishtues i pandemisë dhe shtyrjen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, për të cilat treguesit matës vendor dhe nga diaspora janë dekadent dhe çdo ditë vazhdojnë të bien.

Pse nuk po quhet me emrin e vërtetë se, po tentohet të identifikohet ajo çfarë s’ka identitet të UÇK-së dhe luftës siç deklaroi zv. kryeministri Bislimi “Gjetjen e fakteve që dëshmojnë krimet e popullit shqiptar ndaj ushtrisë, policisë serbe” gjë që s’ekziston.

Po këtu, konsiston edhe kryenegociatori serb Petkeoviç, i ashtuquajtur “shef i zyrës për “KOSMET” në qeverinë serbe, de fakto edhe “shef” i zv.kryeministrit Besnik Bislimi i ngarkuar i vetëm me dialogun nga “provinca jugore e Serbisë” në të cilën cilësi, po pranojnë të bisedojnë qeveritarët e rijnë, me riformatimin e dialogut, duke e kthyer nga stadi i Marrëveshjes finale “All in one” që e solli Marrëveshja në “Shtëpinë e bardhë”, në dialog për çështjet teknike që tashmë ishin tejkaluar me mese 48 marrëveshje, për të cilat kërkohej vetëm marrëveshje/imponim për zbatim.

Se për Arkivat shtetërore të Kosovës, një marrëveshje e tillë është argat për qëllime anësore, tregon edhe fakti se çështjet që nga përkufizimi ligjor, nuk mund të jen të qasshme, përbëjnë shkelje të Ligjit për arkivat të Kosovës, nenit 13.

Ndërsa, e vërteta për UÇK-në dhe lufta çlirimtare ishin dhe mbeten e vërtetë publike, që nga filet e rezistencës paqësore aktive, që promovoj në projektin e tij politik për Kosovën shtet i pavarur, Presidenti Ibrahim Rugova, me krijimin institucioneve në bazë të kushtetutës së Kaçanikut, deri të emërtimi i Ushtrisë së Kosovës si Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbi doktrina të rezistencës së armatosur për liri.

Kur është kështu atëherë germa e Ligjit mbi arkivat shtetërore të Kosovës, neni 13, alinea 5 e tij e sqaron se,

Neni 13, pika 5. Afatet kohore të përcaktuara në paragrafin 4. të këtij neni nuk vlejnë për dokumentet, të cilat në momentin e krijimit kanë qenë publike dhe i janë dedikuar publikut.

Nga normativa e këtij Ligji konstatoj se me këtë marrëveshje Serbia arriti ta marrë vetëm konfirmimin e kësaj qeverie se ka arkiva të UÇK-së, ka qenë synim i Serbisë dhe ti rris pretendimet se në ato ka fakte për gjoja “krimet e shqiptarëve ndaj policisë dhe ushtrisë serbe”.

Po ashtu, fakti se në këto arkiva publike shtetërore nuk ruhen dokumentacion i klasifikuar si sekret shtetëror, sipas kufizimeve që vendos qoftë Ligji i Kosovës neni 13, pikat 1 deri 5, dhe po të njejtat kufizime në një dimensin më indikativ është Ligji i Serbisë për arkivat “Zakon arhivskoj građi i arhivskoj delatnosti”, (“Sl. glasnik RS”, br. 6/2020), Član/)Neni 39, ku përkufizohet se kur mund te hapen dokumentet të nivelit të sigurisë së lartë si, (Politikat, elaboratet, strategjitë, vendimet, urdhërat për luftë, operacionet speciale, komandim dhe drejtim me armatën, policinë veçanërisht njësitë paramilitare dhe njësitë kriminale. etj) të cilat bien në domenin ushtarak dhe të inteligjencës, të luftërave në ish-Jugosllavi, me theks të luftës në Kosovë.

Neni 39

Materiali arkivor që përmban të dhëna në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të vendit, si dhe interesat ekonomike dhe të tjera të Republikës së Serbisë, është në dispozicion për përdorim pas skadimit të 50 viteve nga data e krijimit, përveç nëse parashikohet ndryshe me një rregullore të veçantë.

Bazuar në po këtë Ligj dhe nenin përkatës, Arkiva ushtarake, nuk përfshihet në rrjetin e arkivave të Serbisë.

Neni 52.

Arkivat e përmendura në nenin 50 të këtij ligji, përveç Arkivave Ushtarak, formojnë rrjetin e arkivave të Republikës së Serbisë.

Ndërkohë që, për habi arkivi i Kosovës konsiderohet pjesë e rrjetit të arkivave të Serbisë, Neni 50 i po të njëjtit ligj,

Neni 50

Arkivat Provinciale – Arkivat e Vojvodinës dhe Arkivat e Kosovës dhe Metohisë janë institucionet kryesore për mbrojtjen e arkivave për territorin e Krahinës Autonome dhe në kompetencën e tyre është mbrojtja e arkivave dhe materialeve dokumentare të krijuara në punën e autoriteteve dhe organizatave krahinore dhe krijues dhe mbajtës të tjerë të themeluar nga Provinca Autonome veprimtaria me interes për krahinën autonome.

Si duket, përfaqësuesit kosovar të qeverisë Kurti 2, e kanë lexuar situatën, se Kosova që nga Kushtetuta e Serbisë e deri në këtë ligj, na qenka “pjesë e Serbise”.

Sipas kësaj logjike, Serbia mund ta ketë qasjen në arkivat shtetërore të Kosovës, sipas ligjeve të veta, pa përfillur ligjet e Kosovës. Gjithçka pritet nga një qeveri kuislinge!

Përfundimisht, nuk duhet harruar se arkivat janë institucione civil, të cilat evidencojnë, pranojnë, ruajnë, konservojnë rregullojnë, përpunojnë dhe mund të publikojnë lëndën arkivore dhe mundësojnë shfrytëzimin e saj për hulumtime shkencore dhe punë profesionale si dhe për nevoja të tjera, të cilat janë në interes për organet, organizatat, institucionet, personat civil-juridik dhe qytetarë, rrjedhimisht s’ka dëshmi për krime apo natyra kriminale aty, sikurse në arkivat e Serbisë nuk mund të gjendet asgjë e tillë.

Përveç se Serbia dhe aleatet e saj anti-shtet i pavarur i Kosovës, dështoi me alibinë “Shtëpia e verdhë” që aludonte në krimet më monstruoze të luftërave trafikimit me organe njerëzore, tani ju dha mundësia për një alibi të re “Arkiva” që ta dëmtoj më tej Kosovën duke e mbajt peng procesin e dialogut që pritej të përmbyllej.

Atëherë rishtrojë prap dilemën se cila është arsyeja e vërtetë e hapjes së këtyre arkivave?!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
15.09.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë Nga…