Çitaku: Ekonomia e vendit dhe familjet po rrezikohen, LV-ja po e mban Kuvendin të bllokuar

02 qershor 2025 | 11:22

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se derisa ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen, Kuvendi mbetet i bllokuar për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ekonomia kosovare po dëmtohet dhe po rrezikohet. 140 mijë punëtorë po rrezikohen, familjet tona po rrezikohen, e ndërkohë Kuvendi dhe institucionet e Kosovës vazhdojnë të mbesin të bllokuara për shkak të kryeneçësisë së grupit të parë parlamentar”,

“Edhe një herë bëjmë ftesë për reflektim. Kosova është më e madhe sesa secili prej nesh veç e veç”, ka thënë Çitaku pas dështimit të 25-të të konstituimit të Kuvendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khazal, është shtruar…