Çitaku falënderon Ramën për vizitën te Thaçi: Ju rritë nderi!
18 dhjetor 2025
| 13:23
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Ramën për vizitën e tij në Hagë.
Atje, Rama është takuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për çfarë Çitaku ka thënë se falë tij, luftëtarët e UÇK-së në Hagë nuk janë pa atdhe.
“Faleminderit Edi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe. Ju rritë nderi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: Komandantin e gjeta në formë, të qetë dhe me karakter të hekurt



