Çitaku i reagon Kurtit: Mos na e bajë dertin neve, ne kryetar e kemi Bedri Hamzën

02 dhjetor 2025 | 19:17

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Albin Kurtit të bërë gjatë një tubimi në Norvegji, që tha se “kryetar i PDK-së është dikush që s’është kryetar”.

E për këtë Çitaku ka thënë se Kurti duhet të merret me ekonominë, integrimin e Kosovës e të tjera dhe jo me PDK-në.

Postimi i saj:

Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së.

Mos na e bajë dertin neve, Albin.

Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën.

Shihemi me 28 Dhjetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen për certifikimin e…