
Çitaku: Kosova është më e madhe se egoja e LV-së
Pas dështimit të radhës për mbajtjen e seancës së Kuvendit, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, reagoi ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për bllokim dhe papërgjegjësi institucionale.
“Është momenti i fundit që LV-ja të reflektojë. Kosova nuk guxon të sillet me këtë lloj indiference. Ajo është më e madhe se egoja e tyre,” deklaroi Çitaku.
Ajo shtoi se në këtë seancë ishte paraparë shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, të cilin e cilësoi si të instrumentalizuar dhe të paaftë për të mbrojtur interesat e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
“Kosova vazhdon të jetë e bllokuar. Është momenti i fundit që LV-ja të reflektojë. Kosova nuk guxon të sillet me këtë lloj indiference dhe papërgjegjësie. Kosova është më e madhe sesa egoja. Ne, në këtë seancë, do të ishim mbledhur për të shkarkuar Bordin e ZRrE-së, i cili është i instrumentalizuar dhe nuk po i mbron më të drejtat e qytetarëve. Është e papërgjegjshme mënyra se si LV i trajton të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ta. Është për keqardhje,” shtoi ajo.